Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryeprokurori Kadriu priti në takim udhëheqës nga Dogana dhe AVUK-u për regjionin e Gjilanit


Gjilan, 24 Shkurt 2021– Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu, ka pritur sot në takim udhëheqës nga Dogana dhe AVUK-u për regjionin e Gjilanit. Ky takim kishte për qëllim bashkëpunimin mes këtyre institucioneve, me qëllim të koordinimit sa më të mirë të trajtimit të rasteve që ndërlidhen me parandalimin dhe luftimin e kontrabandës me mallra. Gjithashtu, u diskutua mundësia e trajtimit të mallrave me origjinë bimore, për shkak të dëmit material, për të cilat ekziston rreziku i prishjes. Në fund të takimit, të pranishmit u shprehën të gatshëm për bashkëpunim dhe u pajtuan që takime të tilla të realizojnë edhe më tutje.