Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryeprokurori Jashari priti në takim përfaqësuesit e Misionit të OSBE-së

Ferizaj, 05 Shkurt 2021 -Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, z.Shukri Jashari, ka pritur në takim, znj.Milica Stojanović dhe z.Burim Blakaj, përfaqësues nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me mision në Kosovë.

Gjatë këtij takimi u diskutua për planifikimin e aktiviteteve të përbashkëta të OSBE-së dhe të Prokurorisë gjatë këtij viti dhe për mënyrat e mundshme të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Po ashtu, në këtë takim me theks të veçantë ishin edhe rastet e dhunës në familje.

Krejt në fund, Kryeprokurori Jashari, falenderoi Misionin e OSBE-së, për bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehi gatishmërinë që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe në të ardhmën.