Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

KOMUNIKATË PËR MEDIA


Ferizaj, 22 Janar 2021 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se sot me datë 22 Janar 2021, rreth orës 14 e 20 minuta, me urdhër të prokurorit, ka lëshuar vendim për ndalim, ndaj të dyshuarit  J.B, nga Kaçaniku- i dyshuar për disa vepra penale të Vjedhjes së rëndë.

Vlen të ceket se personi në fjalë, me datë 20 Janar 2021, është liruar nga ndalimi për faktin se është bërë një plan operativ hetimor nga ana e organeve të ndjekjes.

Sa i përket shkrimeve në media të ndryshme se i pandehuri është liruar, kjo ka ndodhur për shkak të arsyeve të lartëcekura.