Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Ka filluar regjistrimi i lëndëve të vjetra në SMIL

Prishtinë, 16 korrik 2019 - Ka filluar regjistrimi i lëndëve të vjetra që janë në punë në Sistemin për Menaxhimin Informativ të Lëndëve në prokuroritë themelore në Prishtinë, Pejë, Gjilan, Gjakovë, Ferizaj, Prizren dhe në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Numri i përgjithshëm i lëndëve i cili pritet të regjistrohen është mbi 60 mijë, që përfshin lëndët me kryesit madhor, të mitur, të panjohur dhe të ndryshme.

Afati i përfundimit të regjistrimit të të gjitha lëndëve të vjetra në punë në prokurorit themelore është muaji nëntor 2019.

Në dhjetor 2019 planifikohet të fillojë vlerësimi i largimit të regjistrave manual, ndërsa si pilot projekt është caktuar Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka për synim të digjitalizimit të procesit të punës në të gjitha prokurorit, i cili do të rezultojë me një  sistem  prokurorial më transparent, llogaridhënës dhe të besueshëm, me ç’rast prokuroritë do të jenë shumë më efikase në procedurat dhe afatet kohore për zgjidhjen e lëndëve.