Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryesuesi Hyseni priti në takim Ambasadorin e Misionit të OSBE-së, Braathu

Prishtinë, 23 tetor 2020 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovë, Bahri Hyseni, ka pritur në takim Ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.

Qëllimi i këtij takimi ishte mbajtja e vazhdimësisë së komunikimit në mes të dy institucioneve, thëllimi i bashkëpunimit dhe diskutimi i mbështetjes konkrete të OSBE-së për sistemin prokurorial të Kosovës.

Kryesuesi Hyseni ka falënderuar Ambasadorin Braathu për mbështetjen e vazhdueshme të tij dhe të Misionit të OSBE-së në Kosovë për ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve të përgjithshme të sistemit prokurorial, qoftë përmes organizimit të trajnimeve specifike, por edhe duke e mbështetur Këshillin Prokurorial në hartimin e udhëzuesve praktikë.

Ambasadori Braathu, me këtë rast, ka thënë se OSBE-ja është e gatshme të vazhdojë mbështetjen e mëtutjeshme, duke u mbështetur në planet e punës, objektivat dhe synimet që ka sistemi prokurorial i Kosovës në të ardhmen.  

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian dhe sistemi prokurorial i Kosovës bashkëpunojnë përmes projekteve dhe memorandumeve të ndryshme, me qëllim të ngritjes së efikasitetit, efektivitetit, komunikimit dhe transparencës së sistemit prokurorial.