Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Propozohet për miratim Rregullorja për emërimin e kryeprokurorëve

Prishtinë, 25 korrik 2019 - Komisioni për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i tij, Zejnullah Gashi, ka mbajtur takimin e radhës në të cilin është diskutuar për draftin e Rregullores për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive.

Në këtë takim në të cilin kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga ambasada Amerikane dhe Britanike, përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë, të Projektit Britanik për fuqizimin e sistemit gjyqësor e prokurorial dhe përfaqësuesja e UNDP-së, janë diskutuar komentet e propozuara nga pjesëmarrësit e dëgjim publik.

Pas diskutimeve, Komisioni vendosi që t’i propozojë Këshillit Prokurorial të Kosovës, bashkë me disa komente, miratimin e Rregullores për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive.

Për hartimin e rregullores së lartcekur dhe me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtar, Komisioni për Çështje Normative i KPK-së ka mbajtur takime të shumta, punëtori, ka bashkëpunuar edhe me shoqërinë civile përmes dëgjimit publik lidhur me rregulloren në fjalë.

Për shkak të rëndësisë së madhe që kjo rregullore ka për sistemin prokurorial të Kosovës, brenda saj janë inkorporuar rekomandime, ide, propozime, sugjerime të partnerëve ndërkombëtar dhe të organizatave të shoqërisë civile.