Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryesuesi i KPK-së priti në takim përfaqësuesin e projektit britanik “Forcimi i sistemit gjyqësor në Kosovë”


Prishtinë, 12 tetor 2020 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, i shoqëruar nga Drejtori i Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi, ka pritur në takim Drejtuesin e Komponentës pёr Zhvillim Institucional në kuadër të projektit britanik “Forcimi i sistemit gjyqësor në Kosovë”, David Wells.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi i mundësive për mbështetjen e administratës të sistemit prokurorial, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Ligjin për zyrtarët publikë.

Me këtë rast, Kryesuesi Hyseni, kërkoi që në bazë të ekspertizës të ofrohet mbështetje në artikulimin e bazës normative dhe ndërtimin e kapaciteteve të administratës së sistemit prokurorial.

Në këtë kontekst, drejtuesi i kësaj komponente në këtë projekt, Wells, ka shprehur gatishmërinë për të ofruar ekspertizën e nevojshme për reformimin e administratës sipas kërkesës së Këshillit Prokurorial.    

Gjithashtu në këtë takim është arritur pajtimi që të përcaktohen prioritetet e përbashkëta dhe të punohet për përmirësimin e shërbimeve të administratës së KPK-së dhe Prokurorit të Shtetit.