Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti gjashtëmujor financiar, temë diskutimi e Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel të KPK-së

Prishtinë, 30 korrik 2020 – Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga Kryesuesja e tij, Prokurorja Dëshirë Jusaj, ka mbajtur sot takimin e rregullt përmes videokonferencës, në të cilin përveç anëtarëve të tij, kanë marrë pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i SKPK-së, Lavdim Krasniqi, udhëheqësit dhe stafi i njësive përkatëse të Sekretariatit të KPK-së.

Qëllimi i takimit të sotëm ishte shqyrtimi i Raportit financiar për periudhën janar-qershor 2020, me ç’rast u diskutua për mbarëvajtjen buxhetore në të gjitha nivelet e sistemit prokurorial të vendit, si dhe sfidat gjatë realizimit të tij.

Në takimin e radhës të Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel të KPK-së do të diskutohet për buxhetin pas rishikimit që do të bëhet në Kuvendin e Kosovës.