Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial pritet në takim nga Ministri i Punëve të Brendshme

Prishtinë, 23 korrik 2020 - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni, së bashku me Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Shkelzen Çoçaj, është pritur në një takim nga Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, me ç’rast diskutuan rreth problematikave që po e përcjellin objektin e Pallatit të Drejtësisë.

Rrjedhimisht, ministri Veliu, me këtë rast informoi dy kryesuesit, se bazuar në kërkesat që janë bërë në ish-Ministrinë e Administratës Publike, Ministria e Punëve të Brendshme ka hartuar projektin për demolimin e xhamave dhe krijimin e hapjeve të dritareve në objektet e Pallatit të Drejtësisë.

Bashkëbiseduesit janë pajtuar që fillimisht të bëhen konsultimet e nevojshme dhe pas sigurimit të buxhetit të fillohet me implementimin e projektit, i cili është i nevojshëm për përmirësimin e kushteve për punonjësit e sistemit prokurorial dhe gjyqësor në këtë objekt.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi pati diskutime edhe për fuqizimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të Këshillit Prokurorial, atij Gjyqësor dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, në kuadër të kompetencave përkatëse, si dhe për intensifikimin dhe përshpejtimin e lëndëve që kanë të bëjnë me luftimin e krimit të organizuar në përgjithësi.