Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Drejtori Krasniqi përmes videokonferencës ka mbajtur takim me administratorët e prokurorive

Prishtinë, 18 qershor 2020 –Nën masat e mbrojtjes nga pandemia COVID-19 dhe përmes videokonferencës, Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (SKPK), Lavdim Krasniqi dhe Drejtori i Njësitit për Shqyrtimin e Përformancës së Prokurorisë, Valon Jupa, ka mbajtur takim me administratorët e prokurorive. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe udhëheqësit e departamenteve të SKPK-së dhe zyrtarë nga Zyra e Drejtorit.

Qëllimi i këtij takimi ishte mbarëvajtja, organizimi dhe planifikimi i punëve, duke iu përshtatur rrethanave të krijuara nga pandemia Covid 19.

Me këtë rast, Drejtori Krasniqi, ka thënë se situata e krijuar pas shfaqjes së pandemisë Covid 19 ka imponuar një organizim të ri për realizimin e objektivave të punës, ndërsa nga administratorët ka kërkuar që t’i respektojnë këshillat dhe vendimet e KPK-së, por edhe të institucioneve të tjera gjatë realizimit të punëve në prokuroritë e tyre.

Po ashtu, në këtë takim është diskutuar për Projektin e menaxhimit elektronik të lëndëve (SMIL), konkretisht për sfidat, përparësitë dhe rendësin e implementimit të tij për sistemin prokurorial.

Drejtori Krasniqi me administratorët ka diskutuar edhe për Udhëzuesi e përkohshëm për mbrojtje nga virusi Covid 19 në sistemin prokurorial të Kosovës, i cili paraqet mënyrën e realizimit të procedurave dhe aktiviteteve të sistemit prokurorial gjatë kohës së pandemisë.

Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për nivelin e sigurisë nëpër prokurori, pushimet vjetore, mbarëvajtjen e objekteve dhe tema tjera që lidhen me aktivitetet ditore nëpër prokuroritë e Kosovës.