Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Vlerësohet bashkëpunimi KPK – IKD

Prishtinë, 26 nëntor 2019 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, së bashku me Zëvëndëskryesuesin Arben Ismajli kanë pritur në takim përfaqësuesit e Organizatës Joqeveritare “Instituti i Kosovës për Drejtësi - IKD”, Ehat Miftaraj dhe Betim Musliu.

Në këtë takim, kryesuesi Hyseni ka pranuar raportet e monitorimit dhe hulumtimit sistematik të sistemit prokurorial nga përfaqësuesit e Institutit të Kosovës për Drejtësi. 

Kryesuesi Hyseni pasi ka pranuar raportet ka vlerësuar bashkëpunimin me IKD-në, ndërsa ka premtuar bashkëpunim edhe në të ardhmen. Po ashtu, Kryesuesi Hyseni ka thënë se rekomandimet e paraqitura në raportet e pranuara do të kenë trajtimin e merituar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kanë bashkëpunim të vazhdueshëm, i cili ka për qëllim fuqizimin e sistemit prokurorial të Kosovës në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe dukurive të tjera kundërligjore.