Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i radhës i Komisionit për Administrimin e Prokurorive

Prishtinë, 27 shkurt 2020 – Komisioni për Administrimin e Prokurorive i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga kryesuesja e tij, prokurorja Radica Miliq, ka mbajtur takimin e radhës.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i konceptit të dokumentit për vlerësimin e proceseve të punës në administratën e Prokurorit të Shtetit, themelimi i Grupit punues për zbatimin e këtij procesi, si dhe çështje të tjera të administrimit të prokurorive.

Anëtarët e Komisionit gjatë këtij takimi diskutuan edhe për ngarkesën me lëndë të prokurorëve të departamenteve për krime të rënda në kuadër të prokurorive themelore. Lidhur me këtë, Komisioni ka kërkuar nga Njësiti për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë hartimin e një raporti të detajuar me të dhënat për numrin e lëndëve, ngarkesën e prokurorëve me lëndë, si dhe informata të tjera relevante, me qëllim që të përgatiten rekomandimet e nevojshme për KPK-në për rekrutim, avancim dhe transferim të prokurorëve.