Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Vazhdon puna në zhvillimin dhe funksionalizimin e uebportalit të sistemit prokurorial

Prishtinë, 13 shkurt 2020 – Grupi punues për zhvillimin e uebportalit të sistemit prokurorial të Kosovës ka mbajtur takimin e radhës, ku ka vazhduar punën për finalizimin e këtij uebportali.

Në këtë takim të pranishëm kanë qenë edhe Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi, me ç’rast nga grupi punues janë njoftuar me punët e realizuara deri me tani në zhvillimin dhe funksionalizimin e uebportalit të sistemit prokurorial.

Po në këtë takim janë prezantuar edhe risitë, të cilat do t’i sjellë uebportali, risi këto, të cilat pritet të ndikojnë në ngritjen e transparencës dhe qasjen me të lehtë të qytetarëve.

Uebportali i sistemit prokurorial do të sjellë lehtësime të theksuara në veprimtarinë komunikuese,  eliminim të dyfishimit të informacionit, fuqizim të informatave dhe lehtësimi për kalimin e tyre të publiku.