Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

U mbajt takimi i radhës i Bordit Drejtues të Projektit TIK/SMIL

Prishtinë, 16 janar 2020 - Në ambientet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK) është mbajtur takimi i tridhjetenjë me radhë i Bordit Drejtues të Projektit TIK/SMIL, ku të pranishëm në takim ishin Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, Kryesuesi i KGJK-së, Skender Çoçaj dhe anëtarë të këtij bordi.

Në këtë takim u prezantua draftraporti i rezultateve të arritura të Projektit SMIL për periudhën korrik - dhjetor të vitit 2019, Raporti financiar i Partnerit Implementues (IMG), raportet e bashkëfinancimit të projekteve KGJK-së dhe KPK-së, si dhe Plani i punës për vitin 2020.

Po ashtu janë shpalosur edhe aktivitetet kryesore, me të cilat është marrë Projekti SMIL, siç janë regjistrimi i lëndëve të vjetra, trajnimet dhe zbatimi i SMIL-it në prokurori dhe gjykata për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2019.