Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takim i njësive organizative për fuqizimin e promovimit të aktiviteteve

Prishtinë, 15 janar 2020 – Njësitë organizative të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (SKPK) dhe Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorive kanë mbajtur një takim të përbashkët koordinues, në fokus të të cilit ishte komunikimi i brendshëm dhe fuqizimi i promovimit të aktiviteteve dhe punëve të administratës së sistemit prokurorial.

Rrjedhimisht gjatë këtij takimi është diskutuar për avancimin dhe fuqizimin konkret të komunikimit të brendshëm, me ç’rast pjesëmarrësit dhanë disa rekomandime për realizimin e promovimit të suksesshëm të aktiviteteve që ndërlidhen me punët, bashkëpunimin ekipor, ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies.

Ky ishte takimi i parë për vitin 2020, i mbajtur në mes të përfaqësuesve dhe zyrtarëve të njësive organizative të sistemit prokurorial të Kosovës dhe, në këtë kuadër, do të mbahen edhe takime të tjera përgjatë këtij viti kalendarik.