Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Vazhdon puna në hartimin e rregullores për vlerësimin e performancës së prokurorëve

Prishtinë, 6 dhjetor 2019 - Kryesuesi i Komisionit për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Zejnullah Gashi dhe grupi punues për hartimin e Rregullores për vlerësimin e performancës së prokurorëve kanë mbajtur takim pune lidhur me finalizimin e rregullores së lartcekur.

Takimi i sotëm ishte pjesë e vazhdimit të punës në hartimin e Rregullores për vlerësimin e performances së prokurorëve.

Në Rregulloren e re do të inkorporohen standardet më të larta në vlerësimin e performancës së prokurorëve dhe vlerësimi do të koncentrohet në përmbajtjen e punës së prokurorëve që do të ndikojë drejtpërdrejt në llogaridhënien dhe ngritjen e nivelit të performancës së prokurorëve.