Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryeprokurori i Shtetit z.Ismet Kabashi po qëndron për vizitë pune në Tiranë

Tiranë, 12 tetor 2010 –  Një delegacion i Prokurorisë së Shtetit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Kryeprokurori i Shtetit, z. Ismet Kabashi po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Tiranë.

Delegacioni nga Prishtina sot u prit nga Kryeprokurorja e Përgjithshme e Shqipërisë znj. Ina Rama.

Në këtë takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit në mes Prokurorisë së Shtetit të Republikës së Kosovës dhe Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë.

Duke synuar forcimin e  bashkëpunimit të drejtpërdrejtë në të gjitha çështjet me interes të përbashkët, sidomos në luftën kundër veprave penale Kryeprokurori Kabashi dhe Kryeprokurorja Rama nënshkruan edhe memorandum të mirëkuptimit.

Qëllimi i nënshkrimit të këtij memorandumi është kontribuimi në interesat e përbashkëta të Palëve në parandalimin, hetimin dhe provueshmërinë e veprimtarive kriminale, të kryer si nga individë, ashtu edhe nga grupe të organizuara.

Delegacioni nga Prishtina gjatë ditës së nesërme do të zhvillojnë takime edhe me ministrin e Brendshëm, z. Lulzim Basha, me kryetaren e Gjykatës së Lartë, znj. Shpresa Beçaj, si dhe me ministrin e Drejtësisë, z. Bujar Nishani.