Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Njoftim lidhur me punën e prokurorive të Republikës së Kosovës gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2011, për lëndët që kanë të bëjnë me korrupsionin

Prishtinë, 18 nëntor 2011 – Prokuroritë Komunale dhe prokuroritë e Qarkut, gjatë periudhës janar – shtator 2011, kanë pasur në punë 662 kallëzime penale me 994 persona. Nga kallëzimet penale, të cilat kanë qenë në punë, 223 ose 33,7% të kallëzimeve janë përcjell nga viti paraprak si të pazgjidhura, kurse 439 ose 66,3% janë raste të cilat janë pranuar në punë gjatë periudhës raportuese.

Nga numri i kallëzimeve penale që kanë qenë në punë, 435 ose 65,7% kanë qenë kallëzime penale nga regjistri PP, kurse 227 ose 34,3% kanë qenë raste nga regjistri PPN, çka do të thotë së numri i kallëzimeve në fjalë, në prokurori janë paraqitur si informata, e pas hetimeve të bëra është zbuluar së këto informata kanë të bëjë me  vepra penale.

Gjatë periudhës raportuese, prokuroritë Komunale dhe ato të Qarkut, kanë zgjidhur 341 ose 51,5% të kallëzime penale me 493 persona, kurse në fund të periudhës raportuese kanë mbetur të pazgjidhura 321 ose 48,5% të kallëzimeve penale me 501 persona.

Nga lëndët e pazgjidhura, 198 ose 61,7% i përkasin regjistrit të PP dhe 123 ose 38,3% i përkasin regjistrit të PPN.

Nga rastet e gjithmbarshme, të cilat kanë qenë në punë gjatë periudhës raportuese, 348 ose 51,3%  me 510 persona u përkasin prokurorive Komunale, kurse 314 ose 48,7% me 484 persona u përkasin prokurorive të Qarkut.

Rastet e zgjidhura, gjatë nëntëmujorit të parë 2011, kanë përfunduar si në vijim:
 

  • Për 105 raste ose 30,8% me 134 persona,  është hedhur kallëzimi penal ,
  • Për 62 raste ose 18,2% me 90 persona, është ngritur propozim akuza,
  • Për 54 raste ose 15,8% me 112 persona, është ngritur aktakuza,
  • Për 21 raste ose 6,2% me 37 persona  është pushuar procedura hetimore dhe
  • Për 99 raste ose 29.0% me 120 persona rastet janë zgjidhur në mënyrë tjetër (dërgim në kompetencë, heqje dorë nga ndjekja penale, pezullimi hetimit, bashkim i procedurave) 


Sa i përket zgjidhjes së kallëzimeve penale të korrupsionit, mund të thuhet se prokuroritë ishin bukur efektive, ngase koeficienti i zgjedhshmërisë së këtij lloji të kallëzimeve penale ishte 51,2%, kurse koeficienti i zgjedhshmërisë së kallëzimeve penale në përgjithësi, gjatë periudhës raportuese ishte 52,4% gati i njëjtë, e dihet se kallëzimet penale të korrupsionit janë shumë të ndërlikuar.

Struktura e personave të përfshirë në veprat penale të korrupsionit duket si në vijim:
 

  • Me veprën penale,  shpërdorimi i pozitës zyrtare ose autorizimit-neni 339 i KPK, janë të përfshirë 835 ose 84,0% të personave;
  • Me veprën penale, përvetësimi gjatë ushtrimit të detyrës –neni 340 i KPK-së, janë të përfshirë 38 ose 3,8% të personave;
  • Me veprën penale, përdorimi i paautorizuar i pasurisë –neni 342 i KPK-së, janë përfshirë 6 ose 0,6% të personave ;
  • Me veprën penale,marrja e ryshfetit –neni 343 i KPK-së, janë përfshirë 39 ose  3,9% të personave;
  • Me veprën penale, dhënia e ryshfetit –neni 344 i KPK-së, janë përfshirë 22  ose  2,2% të personave;
  • Me veprën penale,ushtrimi i ndikimit –neni 345 i KPK-së, janë përfshirë 2 ose  0,2% të personave dhe
  • Me veprën penale, nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore  –neni  346 i  KPK-së, janë përfshirë 52 ose 5,2%.


Nga struktura e të dyshuarve për veprat penale të korrupsionit, shihet së 84,0% të personave janë të përfshirë me veprën penale shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i  autorizimit.

Grupi punues, për zgjidhjen e lëndëve të korrupsionit i përbërë nga prokurorët ka pasur vështirësi, derisa është kompletuar për shkak të numrit të vogël të prokurorëve, si dhe për shkak të ndërlikueshmërisë së llojit të këtyre lëndëve.