Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Është mbajtur sot testi kualifikues për prokurorët e rinj

Prishtinë, 28 maj 2016 –  Është mbajtur sot testi kualifikues për kandidatët e rinj për prokurorë, i organizuar për herë të parë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në kuadër të procesit të rekrutimit të 22 kandidatëve për prokurorë.

Procesin e testit kualifikues e ka mbikqyrur Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili është edhe kryetar i Komisionit për rekrutimin e prokurorëve të rinj.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë se sistemi prokurorial i ka të gjitha kapacitet dhe infrastrukturën e duhur që të zbatojë procesin e rekrutimit të prokurorëve me standarde të larta dhe që të garantojnë përzgjedhje vetëm në bazë të meritës. Gjithashtu, Lumezi, të gjithë kandidatëve të rinj, për prokurorë, iu ka dëshiruar suksese.

Në testin e sotshëm kanë marrë pjesë gjithsej njëqindenjëzetetre (123) kandidatë, ndërkohë që gjashtë (6) prej tyre, ishin nga komunitetet jo shumicë.

Testi është mbajtur në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.