Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryeprokurori Lumezi ka pritur në takim Prokurorin e Përgjithshëm të Turqisë, Akarca

Prishtinë, 03 tetor 2017 – Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, së bashku me prokurorët nga Zyra e tij kanë pritur një delegacion të Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Turqisë, i udhëhequr nga Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Turqisë, Mehmet Akarca.

 

Kryeprokurori Lumezi delegacionit nga Prokuroria e Përgjithshme e Turqisë iu ka dëshiruar mirëseardhje, si dhe i ka njoftuar për funksionimin e sistemit prokurorial e në veçanti të Prokurorit të Shtetit, për sfidat  me të cilat ballafaqohet sistemi prokurorial në realizimin e misionit të tyre për sundim të ligjit.

 

Po ashtu, Kryeprokurori Lumezi dhe Prokurori i Përgjithshëm Akarca, kanë biseduar për nevojën e shkëmbimit të eksperiencave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në mes të Prokurorisë së Shtetit të Republikës së Kosovës si dhe Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Turqisë.

 

 

Nga ana tjetër, Prokurori i Përgjithshëm Akarca, ka falënderuar Kryeprokurorin Lumezi për pritjen e bërë, si dhe ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të Prokurorisë së Përgjithshme të Turqisë, për ta ndihmuar Prokurorin e Shtetit.