Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryeprokurori Lumezi dhe Prokurori i Përgjithshëm i Turqisë, kanë takuar Ministrin e Drejtësisë dhe Drejtorin e Policisë së Kosovës

Prishtinë, 4 tetor 2017 - Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, së bashku me delegacionin e Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Turqisë, që po kryesohet nga prokurori i Përgjithshëm, Mehmet Akarca, që në Kosovë po qëndrojë me ftesë të kryeprokurorit Lumezi, sot kanë vizituar Ministrinë e Drejtësisë dhe Policinë e Kosovës. Ky delegacion po shoqërohet edhe nga ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë.


Në vizitën e bërë në Ministrinë e Drejtësisë, delegacioni i Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Turqisë, është pritur në takim nga ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, me të cilin kanë biseduar për format e bashkëpunimit të sistemit të drejtësisë së Kosovës dhe atij të Turqisë.


Ndërsa, në vizitën e bërë në Policinë e Kosovës, delegacioni turk është pritur nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ku kanë biseduar për bashkëpunimin në mes të dy institucioneve.


Delegacioni i Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Turqisë gjatë ditës do të vizitojë edhe Prokurorinë Themelore të Prizrenit.