Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryeprokurori Lumezi vizitoi Prokurorinë Themelore në Prishtinë

Prishtinë, 10 tetor, 2017 - Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, së bashku me anëtarët e Komisionit Mbikëqyrës për luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike, Haxhi Dërguti dhe Laura Pula, kanë vizituar sot Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Kryeprokurori Lumezi dhe anëtarët ekomisionit, Haxhi Dërguti dhe Laura Pula, gjatë këtij takimikanë diskutuar me kryeprokurorin e Prokurorisë Themeloretë Prishtinës, Imer Beka dhe prokurorët e Njësitit për Luftimin eKorrupsionit dhe Krimit Ekonomik, lidhur me mbikëqyrjen, sfidat dhe zbatimine Strategjisë kundër korrupsionit dhe të arriturat ekësaj prokurorie gjatë zbatimit të saj.

Kryeprokurori Lumezi kërkoj ngaprokurorët e Njësitit për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik që tërrisin efikasitetin dhe profesionalizëm në punë me qëllim i luftimit tëkorrupsionit dhe krimit ekonomik.

Gjithashtu, gjatë këtij takimiKryeprokurori Lumezi dhe anëtarët e komisionit diskutuan edhe për arritjetdhe sukseset e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ku u konstatua se kjoProkurori ka pasur rezultate të mira dhe rritje të efikasitetit të punës nëkrahasim me vitet e mëparshme.

Të pranishmit gjatë takimit kanë biseduar lidhur me ndryshimet elegjislacionit penal që janë duke u bërë nga Ministria eDrejtësisë, përkatësisht ndryshimet në Kodin Penal, Kodin e ProcedurësPenale dhe Ligjin për Prokurorin e Shtetit.

Vlen të theksohet se KryeprokuroriLumezi dhe anëtarët e komisionit në fjalë, gjatë ditëve në vijimdo t’i vizitojnë të gjitha prokuroritë e Kosovës, ku dotë diskutojnë me eprorët e prokurorive lidhur me zbatimin eStrategjisë kundër korrupsionit.