Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokuroria Themelore në Ferizaj mban kolegjiumin e radhës

Ferizaj, 21 Janar 2019 - Prokuroria Themelore në Ferizaj, sot ka mbajtur kolegjiumin e radhës me prokurorët e kësaj prokurorie.

Gjatë këtij takimi pikë e rendit të ditës ishte diskutimi për raportin vjetor të punës për vitin 2018 në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, ku Kryeprokurori z.Jashari tregoi për lëndët e pranuara , të kryera dhe të pakryera.

Gjatë vitit 2018, në tri departamentet e kësaj prokurorie, Kryeprokurori Jashari tregoi se janë kryer gjithsejtë 3679 lëndë ndërsa pa kry janë 445 lëndë.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi u diskutua që është e rëndësishme edhe zvogëlimi i numrit të lëndëve me PPN dhe mes tjerash Kryeprokurori Jashari kërkoi nga prokurorët që prioritet këtë vit të u jepet lëndëve të natyrës së korrupsionit dhe dhunës në familje.