Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Zbatimi i projektit britanik, temë diskutimi mes përfaqësuesve të administratës së sistemit prokurorial dhe ekspertëve britanik

Prishtinë, 10 qershor 2019 – Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi, së bashku me Drejtorin e Njësitit për Vlerësimin e Përformansës së Prokurorive, Valon Jupa, ka pritur në takim tre ekspertët e projektit britanik, Karen Klark, Tim Clayson dhe Mark Dikson.

Me këtë rast në fokus të diskutimeve ishin koordinimi i grupeve punuese për zbatimin e projektit, procedurat e emërimit të prokurorëve dhe përzgjedhjes së kryeprokurorëve, vlerësimi i performansës dhe avancimi i tyre, si dhe ngritja dhe fuqizimi i kapaciteteve të administratës së sistemit prokurorial.

Të dyja palët u pajtuan që në ditët në vijim të fillojnë takimet intensive të përgjegjësve të projekteve dhe ekspertëve britanikë në zbatim të çështjeve përkatëse të përbashkëta.