Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Vazhdon puna në hartimin e Rregullores për zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive

Prishtinë, 18 qershor 2019 – Komisioni për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës ka mbajtur takimin e radhës ku është punuar në hartimin e Rregullores për emërimin e kryeprokurorit të shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe përfaqësuesja e UNDP-së.

Në vazhdën e angazhimeve për hartimin e kësaj rregulloreje, në këtë takimi është diskutuar për procedurat e shpalljes së konkursit për Kryeprokurorë të Shtetit dhe Kryeprokurorë të prokurorive, po ashtu është diskutuar për procedurat e ankesave të kandidatëve.

Përveç Komisioni për Çështje Normative të Këshillit Prokurorial të Kosovës, kontribut të madh në hartimin e Rregullores për emërimin e kryeprokurorit të shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive janë dukë dhënë edhe partnerët ndërkombëtar, ndërsa është duke u punuar në vazhdimësi në përfundimin e hartimit të kësaj rregulloreje dhe dërgimin e saj në Këshill për miratim.