Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryeprokurori Ujkani pret në takim pjesëtarë të KFOR amerikan

 

Mitrovicë, 20 mars 2024 – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë z. Ismet Ujkani ka pritur në takim pjesëtarë të KFOR amerikan të kampit Bondsteel.

Gjatë takimit janë diskutuar çështje të ndryshme, dhe kryeprokurori Ujkani njoftoi të njëjtit lidhur me funksionimin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, kompetencat, organizimin, dhe sfidat e punës në këtë prokurori.

Në fund të takimit të pranishmit u pajtuan për bashkëpunim të mëtutjeshëm në fushën e sundimit të ligjit.