Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Diskutohet për realizimin e projekteve dhe mbështetjen e mëtejshme të EUKOJUST-it për sistemin prokurorial

Prishtinë, 27 shkurt 2024

Realizmi i aktiviteteve dhe diskutimi i planeve strategjike dhe ideve për të zhvilluar më tej mbështetjen nga projekti EUKOJUST, ishin temë diskutimi e Kryesuesit të KPK-së, z.Ardian Hajdaraj, Zëvendëskryesueses së KPK-së, znj.Jehona Grantolli dhe Drejtorit të Përgjithshëm të SKPK-së, z.Sami Istrefi me drejtuesin e EUKOJUST-it, z.Volkmar Theobald dhe ekspertin e këtij projekti, z.Cristian Nicoara.

Me këtë rast, Kryesuesi i KPK-së, z.Hajdaraj, falënderoi drejtuesin e projektit EUKOJUST, z.Theobald, për vizitën, duke theksuar se ky projekt i programit të BE-së për sektorin e drejtësisë në Kosovë ka ndihmuar në mënyrë të veçantë për zbatimin e objektivave strategjikë të sistemit prokurorial.

Ndërkaq, drejtuesi i këtij projekti, falënderoi kryesuesin për pritjen, duke thënë se projekti do të vazhdojë të implementohet edhe më tej, në mënyrë që të kontribuohet dhe forcohet zbatimi i ligjit në Kosovë.

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe EUKOJUST-i, program i BE-së në sektorin e drejtësisë në vendin tonë, bashkëpunojnë ndër vite për fuqizimin e llogaridhënies, transparencës, profesionalizmit, cilësisë, efektivitetit, pavarësisë dhe paanësisë së sistemit prokurorial.