Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Hartohet drafti i Planit Vjetor të Punës së KPK-së për vitin 2024

Prishtinë, 22 shkurt 2024

Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës (SKPK) ka organizuar një punëtori dyditore për hartimin e draftraportit vjetor për vitin 2023 dhe draftplanit të punës për vitin 2024.

Në punëtorinë e kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së, z.Sami Istrefi, morën pjesë udhëheqësit e njësive organizative të sistemit prokurorial.

Në sesionet e ditës së parë të kësaj punëtorie, grupi punues ka trajtuar draftraportin vjetor të punës, në kuadër të të cilit është renditur zbatimi i planifikimeve të bëra në vitin 2023.

Ndërsa, në sesionet e ditës së dytë, anëtarët e grupit punues kanë identifikuar dhe hartuar qëllimet e Planit vjetor të punës së KPK-së dhe trupave të saj mbështetëse për vitin 2024, duke u fokusuar në fuqizimin e mekanizmave të kontrollit të integritetit në përputhje me ligjet në fuqi, avancimin e profesionalizmit, llogaridhënies dhe komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm, si dhe intensifikimin e dinamikës së punës përbrenda sistemit prokurorial.

Hartimi i Planit vjetor të punës së KPK-së është bazuar dhe derivon nga planifikimi i politikave strategjike të sistemit prokurorial 2022-2024 dhe mbështetët në kompetencat dhe mandatin kushtetues dhe ligjor të Këshillit Prokurorial të Kosovës, plan ky, i cili pas finalizimit do t’i prezantohet Këshillit për miratim.