Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Falënderim i Kryeprokurorit Shala për rolin dhe kontributin e çmuar të prokurores Nazan Shero në Prokurorinë Themelore në Prizren

 

Prizren, 29 Dhjetor 2023-  Prokuroria Themelore në Prizren, ka organizuar një takim lamtumirës për prokuroren e Departamentit për të Mitur, Nazan Shero, e cila nga kjo prokurori është avancuar dhe do të vazhdoj punën në Prokurorinë e Apelit në Prishtinë.

Më këtë rast, kryeprokurori Admir Shala, falënderoi dhe përgëzoi prokuroren Nazan Shero për kontributin e dhënë për rreth njëzet vite në Prokurorinë Themelore në Prizren, po ashtu çmoi lartë angazhimin dhe bashkëpunimin e saj të vazhdueshëm, në avancimin e proceseve dhe arritjen e objektivave të prokurorisë. Njëherit, prokurores Nazan Shero i uroj suksese në rrugëtimin e saj profesional dhe jetësor.

Në shenjë respekti për kontributin e dhënë në këtë prokurori, kryeprokurori Shala, ndau mirënjohje falënderimi për prokuroren Nazan Shero.