Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, uron bashkëkombësit me rastin e Festës së Flamurit Kombëtar  

Prishtinë, 28 nëntor 2023 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, ka uruar bashkëkombësit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit Kombëtar, me ç‘rast në urimin e tij thuhet:  

Të nderuar bashkëkombës,

Dita e Flamurit Kombëtar shënon piedestalin më të lartë të përkushtimit atdhetar dhe sakrificës patriotike të gjeneratave të tëra dhe përherë na sjell ndërmend nderimin dhe respektin madhështor që do t’u bëjmë idealeve dhe veprave të dëshmorëve dhe të gjithë të rënëve në periudhat e ndryshme për lirinë kombëtare.

Rrjedhimisht, Dita e Flamurit Kombëtar - 28 Nëntori, është dhe mbetet ndër ne udhërrëfyese e denjë dhe transmetuese e fuqishme e ndjenjave tona për të lartësuar në çdo kohë dhe në çdo vend vlerat e lirisë sonë dhe vlerat universale të saj, që u arritën me përpjekje dhe sakrifica të panumërta.

Më këtë rast, në emër të Këshillit Prokurorial dhe në emrin tim personal ua përcjell me ngrohtësinë më të madhe urimet për këtë ditë historike dhe uroj që vitet dhe deceniet e ardhshme të jenë të ndritura për kombin shqiptar!

Andaj, urime Ditën e Flamurit dhe festat e tjera të Nëntorit, të cilat janë pasardhëse të sublimimit më të shndritshëm të synimeve të gjata për liri, demokraci, pavarësi dhe dinjitet kombëtar!

 

Me respekt,

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës,

Jetish Maloku