Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokuroria Themelore Gjakovë mban takimin e Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit

 

Gjakovë, 25 tetor 2023 – Nën patronatin e zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, është mbajtur takimi regjional në kuadër të javës për të drejtat e viktimave të krimit, me moton “Mbroje viktimën, parandalo riviktimizimin”.

Në këtë tryezë të udhëhequr nga U.D. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë z. Enis Gashi, të pranishëm ishin Znj. Sasha Rutizer, Shefe e Zyrës për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit, Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së, prokuror, gjyqtar, përfaqësues nga Policia e Kosovës në Gjakovë, Zyra për Mbrojtjen dhe Ndihmë Viktimave në Gjakovë, Drejtoria e Arsimit në Gjakovë, Qendra për Punë Sociale, Shërbimi Sprovues, shtëpia e sigurt në Gjakovë, OJQ dhe pjesëmarrës të tjerë.

Gjatë këtij takimi në fjalën e tij, U.D. Kryeprokurori z. Enis Gashi ka falënderuar Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme për Prokurorin e Shtetit, duke përfshir edhe organizimin e kësaj tryeze, të gjitha institucionet për punën dhe kontributin në drejtim të mbrojtjes, kujdesit dhe ofrimin e të gjitha shërbimeve të nevojshme për viktimat e krimit, duke shtuar se Prokurori i Shtetit, respektivisht Prokuroria Themelore Gjakovë në vazhdimësi ka qenë dhe mbetët e përkushtuar në mbrojtjen e viktimave të krimit dhe rritjen e bashkëpunimit institucional.

U.D. Kryeprokurori theksoi se Prokurori i Shtetit në vazhdimësi kujdeset lidhur me politikat ndëshkimore për kryerësit e veprave penale duke cekur edhe udhezimin e zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, mbi rolin dhe kontributin e prokurorit të shtetit në matjen e dënimit, duke bërë thirrje për vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në sundimin e ligjit, mbrojtjen e viktimave të krimit dhe realizimin e të drejtave të tyre.

Më tutje diskutimi vazhdoi nga të gjithë të pranishmit tjerë në këtë takim, lidhur me punën e institucioneve përkatëse për trajtimin e këtyre rasteve, duke vazhduar diskutimi në lidhje me sfidat që paraqiten në përditshmëri, dakordimi për vazhdimin dhe rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional, me rekomandime të ndryshme me qëllim të përmirësimit dhe daljes në ndihmë viktimave të krimit.