Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

KRYEPROKURORI SHALA PRET NË TAKIM NJË DELEGACION TË PROKURORËVE PALESTINEZ

 

Prizren, 27 shtator 2023 - Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren priti në takim një delegacion të prokurorëve palestinez të kryesuar nga zëvendëskryeprokurori i Përgjithshëm, njëkohësisht Shef Departamentit të Inspektimit në Prokurorinë Publike, z.Khaled Jamal. Të mbështetur nga UNDP PAPP, delegacioni palestinez ishte interesuar për tu njoftuar për rolin, strukturën dhe funksionimin e sistemit në Prokuroritë Themelore të Kosovës, e në veçanti procesin e vlerësimit të performancës së prokurorëve, procedurat e disiplinore, procesin e vlerësimit si dhe avancimit apo degradimit në karrierë.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren Z. Admir Shala, gjatë këtij takimi ka njoftuar delegacionin për strukturën funksionale në Prokuroritë Themelore të Republikës së Kosovës, për zhvillimin e procesit të vlerësimit të performancës së prokurorëve të shtetit, mënyrës se si iniciohen procedurat disiplinore ndaj prokurorëve, procedurat e vlerësimit të tyre, mënyrat për avancimin në karrierë si dhe llojet e masave që mund tu shqiptohen prokuroreve në rast se bien ndesh me Kodin e Etikës dhe Ligjin për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Kjo vizitë është mbështetur nga UNDP PAPP - Programi për Qasje në Drejtësi – SAWASYA – një program i përbashkët i tre agjencive të KB (UNDP, UN Women dhe UNICEF), të cilat mbështet Këshillin Gjyqësor të Palestinës si dhe Zyrën e Kryeprokurorit në ngritjen e kapaciteteve të tyre.