Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim përfaqësues nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë së Shqipërisë

 

Prizren, 21 shtator 2023 Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren z.Admir Shala, ka pritur në takim përfaqësues nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë së Shqipërisë, kryesuar nga Kryetari i këtij këshilli z.Alfred Balla.

Qëllimi i kësaj vizite ishte diskutimi për fuqizimin e bashkëpunimit në aspektin e drejtësisë ndërmjet dy vendeve.  Gjatë këtij takimi, u shkëmbyen mendime dhe eksperienca për të dyja sistemet respektive të prokurorive në Kosovë dhe Shqipëri.

Kryeprokurori z. Admir Shala i njoftoi të pranishmit me organizimin dhe funksionimin kushtetues të Prokurorisë së Prizrenit, me punët, sfidat si dhe synimet e kësaj prokurorie.

Po ashtu, z.Alfred Balla gjatë këtij takimi ka prezantuar të arriturat dhe reformat e ndërmarra në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Në fund të takimit drejtuesit e dy institucioneve vlerësuan marrëdhëniet e mira institucionale të vendosura prej vitesh, dhe u zotuan për bashkëpunim të mëtutjeshëm në fushën e drejtësisë.