Sekretariati Aktivitetet Single - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Diskutohen prioritetet e Sekretariatit dhe Njësitit për 6 mujorin e parë të këtij viti

Prishtinë, 08 shkurt 2018 – Drejtori i Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi, ka mbajtur takim të përbashkët me njësitë e sekretariatit dhe me Njësitin për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorive.

Në këtë takim, drejtori Krasniqi ka theksuar prioritetet e 6 mujorit të parë të këtij viti, të Sekretariatit dhe Njësitit të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe janë caktuar bartësit dhe pjesëtarët e grupeve punuese në realizimin e prioriteteve të caktuara.

Drejtori Krasniqi ka kërkuar nga gjithë personeli i caktuar në realizimin e prioriteteve, angazhim në punë dhe raportim në vazhdimësi për proceset në realizimin e prioriteteve.

slider-img