Sekretariati Aktivitetet Single - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Punëtori për listim të dokumenteve të klasifikuara

Prishtinë, 31 tetor 2017 – Një grup punues i sistemit prokurorial të Kosovës kanë marrë pjesë në një punëtori ku është punuar në hartimin e listës të klasifikimit të kategorive të informacionit për këtë sistem.

Në këtë punëtori është diskutuar për Rregulloren për klasifikimin e informacioneve dhe është bërë listimi i dokumenteve për klasifikim.

Po ashtu, është diskutuar për zbatimin e rregullores se lartcekur dhe për realizimin në praktikë për klasifikim te informacioneve.

Sistemi prokurorial i Kosovës ka përgatitur hartimin e akteve nënligjore dhe identifikimin e dokumenteve, informatave dhe klasifikimin e tyre duke u mbështetur në legjislacionin në fuqi.

slider-img