Sekretariati Aktivitetet Single - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takim i përbashkët i njësive të KPK-së dhe administratorëve të prokurorive

Prishtinë, 08 gusht 2017 – Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Lavdim Krasniqi, ka mbajtur takim të përbashkët me udhëheqësit e njësive të sekretariati e njësitit të KPK-së dhe administratorët e prokurorive.

Qëllimi i takimit ishte procesi i komunikimit të brendshëm me fokus në komunikimin e njësive të KPK-së me administratën e prokurorive, po ashtu u diskutuan procedurat që duhet ndjekur në plotësimin e rekomandimeve të dala nga Raporti i Auditimit për Raportin Financiar Vjetor të Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2016.

Me këtë rast, drejtori Krasniqi ka kërkuar që në mes të njësive të lartcekura të këtë komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me qëllim të realizimit sa më të mirë të planeve dhe objektivave të sistemit prokurorial.

Drejtori Krasniqi po ashtu ka kërkuar që të ndjekë të gjitha udhëzimet e rekomandimeve të Auditimit të jashtëm dhe planet e veprimit, me qëllim të përmbushjes se të gjitha rekomandimeve.

slider-img