Sekretariati Aktivitetet Single - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Avancimi i performancës në administrimin e sistemit prokurorial

Prishtinë, 1 qershor 2017 - Këshilli Prokurorial i Kosovës në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë kanë organizuar trajnimin me temë: “Avancimi i performancës në administrimin e sistemit prokurorial”.

Qëllimi i trajnimit ishte vetëdijësimi i përfituesve lidhur me konceptet e reja të menaxhimit të përvetësuar me frymën e ndryshimeve ligjore dhe ristrukturimin e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, e që ka krijuar një vizion të ri për procesin e hartimit të politikave dhe ofrimin e shërbimeve në kuadër të sistemit prokurorial.

Përmes punës në grupe dhe diskutimeve, u elaboruan parimet si: qasja proaktive në ofrimin e shërbimeve dhe planifikimi në kohë, efektiv dhe efikas përfshirë edhe diskutimet për propozim të politikave për avancimin e administrimit efikas të sistemit prokurorial. Për më tepër, në fokus të trajnimit ishte edhe avancimi i mëtejshëm i sistemit të vlerësimit të performancës i cili paraqet një prej aspekteve kruciale në administrimin efikas të sistemit të drejtësisë dhe që ndikon drejpërdrejt në llogaridhënie dhe në motivimin e personelit për ofrimin e shërbimeve cilësore.

Pëfituesit e këtij trajnimi ishin udhëheqësit e njësive organizative të Sekretariatit (departamenteve, divizioneve dhe zyrave) si dhe administratorët e prokurorive.

slider-img