Sekretariati Aktivitetet Single - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Diskutohet planifikimi buxhetor për njësitë organizative të sistemit prokurorial

Prishtinë, 26 maj 2017 - Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi, në një takim të përbashkët pune me udhëheqësit e departamenteve dhe njësive tjera organizative të Sekretariatit, sot kanë takuar administratorët e të gjitha prokurorive të Kosovës.

Qëllimi i këtij takimi ishte përgatitja dhe finalizimi i kërkesës së parë buxhetore për vitin 2018 dhe vlerësimet e hershme buxhetore për vitin 2019-2020, ndërsa u diskutua Qarkorja Buxhetore për vitin 2018 dhe nevojat buxhetore të njësive organizative të sistemit prokurorial.

Me këtë rast, drejtori Krasniqi kërkoi nga udhëheqësit e njësive organizative të sistemit prokurorial, të punojnë në planifikim sa më të mirë buxhetor për njësitë e tyre, me qëllim të realizimit të objektivae dhe mandatit të sistemit prokurorial.

slider-img