Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokuroria Themelore në Prishtinë vizitohet nga anëtarët e Komisionit Mbikëqyrës për Lëndët e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike

Prishtinë, 23 qershor 2023 – Anëtarët e Komisionit Mbikëqyrës për Lëndët e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike, të udhëhequr nga Arian Gashi, vizituan sot Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ku janë pritur nga Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Kujtim Munishi dhe Zëvendëskryeprokurori Zejnullah Gashi, si dhe prokurorët e Njësitit për Krime Ekonomike dhe Korrupsion.

Me këtë rast është shqyrtuar raporti tremujor për periudhën janar-mars 2023 dhe janë zhvilluar diskutime për sfidat e trajtimit të lëndëve të korrupsionit dhe të krimeve ekonomike në këtë prokurori.

Anëtarët e Komisionit Mbikëqyrës për Lëndët e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike, theksuan se përkundrejt rezultateve të shënuara në trajtimin e këtyre lëndëve, në të ardhmen nevojitet që të ketë intensitet dhe përkushtim të shtuar për trajtimin e këtyre lëndëve.