Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i Komisionit për Administrimin e Prokurorive

Prishtinë, 15 qershor 2023 -  Komisioni për Administrimin e Prokurorive, i udhëhequr nga Veton Shabani, ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin morën pjesë anëtarët dhe udhëheqësit e njësive organizative të Sekretariatit të KPK-së.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi për mbajtjen e punëtorisë me administratorët e prokurorive themelore për të diskutuar temat dhe pjesëmarrësit e punëtorisë, zbatimin e Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL), raportet statistikore, sigurinë e objekteve dhe resurset.

Në takimin e sotëm u theksua se pas përfundimit të punëtorisë do të ketë funksionalizim më të madh të zbatimit të SMIL-it në sistemin prokurorial dhe personat përgjegjës do të jenë në komunikim të rregullt me menaxhmentin e prokurorive të vendit për t’i njoftuar lidhur me mënyrat adekuate të përdorimit të SMIL-it, gjë që përbën edhe ngritjen e efikasitetit në punë dhe rritjen e transparencës institucionale.