Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i KPK-së shqyrtoi kërkesën buxhetore për vitin 2024 dhe vlerësimet e hershme për 2025-2026

Prishtinë, 9 maj 2023 – Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga prokurorja Ariana Shajkovci, mbajti takimin e radhës, në të cilin përveç anëtarëve, mori pjesë edhe Ushtruesja e Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së dhe udhëheqëset e njësive për buxhet dhe financa.

Qëllimi i  këtij takimi ishte shqyrtimi i kërkesës buxhetore për vitin 2024 dhe vlerësimet e hershme për 2025-2026 për të gjitha programet buxhetore të KPK-së dhe kategoritë ekonomike të buxhetit.

Në këtë kuadër, u diskutuan planifikimet buxhetore me fokus nevojat për staf dhe buxhet shtesë  për kategorinë e pagave dhe mëditjeve dhe mallrave dhe shërbimeve sipas kërkesave të prokurorive dhe njësive tjera përgjegjësisë të KPK-së.

Pas shqyrtimit të kësaj kërkese, e njëjta do të rekomandohet për aprovim në Këshillin Prokurorial të Kosovës.