Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i radhës i Komisionit për Çështje Normative

Prishtinë, 9 qershor 2023 – Komisioni për Çështje Normative i KPK-së, i udhëhequr nga Armend Zenelaj, ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin morën pjesë, përveç anëtarëve të Komisionit, edhe përfaqësuesja e Ambasadës së SHBA-së dhe përfaqësuesi i EUKOJUST-it.

Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi i plotësimit dhe ndryshimit të Rregullores për Emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Kryeprokurorëve të Prokurorive të Republikës së Kosovës, pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Prokurorin e Shtetit, në mënyrë në kjo rregullore të jetë në përputhje me këtë ligj, që ka pësuar disa ndryshime ligjore sa u përket kritereve për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit, kryeprokurorëve të prokurorive dhe zëvendëskryeprokurorëve.

Gjatë këtij takimi, pjesëmarrësit dhanë komentet e tyre, me ç’rast ato që kanë pasur relevancë janë inkorporuar në draftin përfundimtar të kësaj rregulloreje.