Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Anëtarët e Komisionit Mbikëqyrës për Lëndët e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike vizituan Prokurorinë Themelore në Gjilan

Prishtinë, 6 qershor 2023 – Komisioni Mbikëqyrës për Lëndët e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike, i udhëhequr nga kryesuesi Arian Gashi dhe anëtarët e Komisionit, prokurorët Laura Pula dhe Arben Ismajli, së bashku me Koordinatorin e Komisioneve të Përhershme të KPK-së, Besim Kusari, vizituan Prokurorinë Themelore në Gjilan, ku janë pritur nga Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Arben Kadriu.

Kjo vizitë është zhvilluar në kuadër të monitorimit të rregullt, me ç’rast, ndër të tjera, është  shqyrtuar raporti tremujor për periudhën janar-mars 2023 dhe ka pasur diskutime për sfidat e trajtimit të lëndëve të korrupsionit dhe të krimeve ekonomike në këtë  prokurori.

Anëtarët e këtij Komisioni, theksuan gjatë diskutimeve të tyre se në këtë prokurori janë shënuar rezultate të konsiderueshme në trajtimin e këtyre lëndëve dhe se përkundrejt këtyre vlerësimeve pozitive, kërkohet që të vazhdojë ky intensitet dhe të ketë sa më shumë përkushtim në të ardhmen për trajtimin e këtyre lëndëve.