Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i dytë i Grupit punues për vlerësimin e sistemit disiplinor të gjyqtarëve dhe prokurorëve

Prishtinë, 5 qershor 2023 –Grupi punues për vlerësimin e sistemit disiplinor të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i kryesuar nga prokurori Arian Gashi, ka mbajtur takimin e tij të dytë, në të cilin morën pjesë përfaqësuesit e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Ambasadës së SHBA-së dhe të BE-së.

Në takimin e sotëm është diskutuar për ligjet dhe aktet nënligjore, për të cilat kërkohet identifikimi i nevojshëm për ndryshime dhe plotësime në bazë të rekomandimeve të dhëna. Me këtë rast është bërë edhe ndarja e nëngrupeve punuese, të cilat do të përbëhen nga përfaqësuesit e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës, detyrë e të cilave është hartimi i raporteve lidhur me identifikimin për ndryshime dhe plotësime të këtij legjislacioni. 

Gjithashtu, gjatë diskutimeve, u tha se përfaqësuesit e Ambasadës Amerikanë dhe përfaqësuesit e BE-së do të ofrojnë mbështetjen e tyre, ndërsa në takimin e ardhshëm do të prezantohen dy raportet e hartuara nga përfaqësuesit e KPK-së dhe KGJK-së, nga të cilat do të hartohet raporti final.