Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Komisioni Mbikëqyrës për Monitorimin e Rasteve të Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike viziton Prokurorinë Themelore në Gjakovë

Prishtinë, 28 prill 2023 – Komisioni Mbikëqyrës për Lëndët e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike, i udhëhequr nga kryesuesi Arian Gashi, së bashku me anëtarët e këtij Komisioni, prokurorët Arben Ismajli dhe Laura Pula, si dhe Koordinatorin e Komisioneve të Përhershme të KPK-së, Besim Kusari, ka vizituar Prokurorinë Themelore të Gjakovë, ku janë pritur në takim nga U.D. Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Enis Gashi.

Takimi është zhvilluar në kuadër të monitorimit aktiv të zbatimit të Strategjisë së sistemit prokurorial (2022-2024) dhe Planit të veprimit nga ana e këtij komisioni, me ç’rast është diskutuar për procesin e kryerjes së lëndëve të korrupsionit dhe të krimeve ekonomike, trajtimin e tyre dhe sfidat që paraqesin ato në këtë prokurori.

Anëtarët e Komisionit, gjatë shqyrtimit të Raportit tremujor për periudhën janar-mars 2023, vlerësuan rezultatet në këtë prokurori dhe, njëkohësisht, kërkuan përkushtim të mëtejshëm për trajtimin e lëndëve të vitit 2022 edhe lëndëve pasuese të vitit 2023.