Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokuroria Themelore në Mitrovicë mban takim me institucionet – zingjirin koordinues institucional me qëllim të harmonizimit të organeve gjegjëse për trajtimin e rasteve ne lidhje me veprat penale kundër integritetit seksual

Mitrovicë, 23 dhjetor 2022 - Prokuroria Themelore në Mitrovice – nën organizimin e Koordinatorit te Veprave Penale kundër Integritetit Seksual - prokurorit Shpëtim Peci e me mbështetjen e Kryeprokurorit te kësaj prokurorie z. Ismet Ujkani, ka mbajtur takimin me institucionet – zingjirin koordinues institucional më qëllim të diskutimit të rasteve dhe trajtimit të tyre ne lidhje me veprat penale kundër integritetit seksual, me qëllim të harmonizimit te veprimeve te organeve gjegjëse.

Fillimisht, Kryeprokurori Ismet Ujkani falënderoj përfaqësuesit e institucioneve prezente, e njëkohësisht kërkoi veprime unifikuese duke përdorur praktiktat më të mira të hetimit dhe trajtimit të rasteve të veprave penale kundër integritetit seksual. I njëjti njëkohësisht kërkoj nga pjesëmarrësit që të jenë vigjilent dhe efikas ne trajtimin e këtyre rasteve.

Ne anën tjetër, koordinatori i kësaj prokurorie për veprat penale kundër integritetit seksual në kuadër të kësaj prokurorie – prokurori Shpëtim Peci, diskutoj fillimisht Protokollin Shtetëror për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale i miratuar nga ana e Qeverisë së Kosovës, i cili adreson veprimet konkrete te institucioneve te përfshira. Ne kuadër të kësaj Prokurori Shpetim Peci elaboroi në pika të shkurtëra rekomandimet qe janë dhënë ne kuadër të proktokollit duke kërkuar krijimin e një task-force me qëllim të adresimit më të mirë dhe me efikas te rasteve te veprave penale kundër integritetit seksual, duke kërkuar edhe trajtim me kujdes të shtuar të viktimave të veprave penale kundër integritetit seksual me theks te veçantë trajtimin e viktimave te mitura që janë subjekte te procedurës, duke kërkuar respektimin dhe sqarimin maksimal të të drejtave të tyre qe u takojnë në bazë të legjislacionit në fuqi.

Po ashtu, gjatë takimit u diskutua edhe mundësia e organizimit të ligjëratave ne kuadër të shkollave të mesme në regjionin e Mitrovicës ku nga përfaqësuesi i Drejtorisë së Arsimit ne kuadër te kësaj komune u mirëprit një iniciativë e tillë me çka edhe u zotuan se ne kuadër te drejtorisë do te ofrojnë te gjithë mbështetjen logjistike dhe institucionale – krijimin e hapësirave për mbajtjen e ligjëratave te tilla ku ne fokus te tyre do te jenë informimi i gjeneratave te reja për të drejtat e tyre dhe detyrimet që kanë në lidhje me raportimin e veprave penale kundër integritetit seksual.

Gjithashtu, gjate takimit u kërkua nga përfaqësuesja e Strehimores në Mitrovicë që në rastin kur pranojnë viktimat e veprave penale kundër integritetit seksual të ofrojnë strehimin e duhur, e po ashtu edhe në të njëjtën kohë në bashkëpunim me policinë dhe prokurorin e shtetit të vlerësojnë nivelin e rrezikshmërisë në raport me viktimën ne çdo rast konkret.

Në fund të takimit pjesëmarrësit u dakorduan që të mbajnë takime më të shpeshta me qëllim te koordinimit te veprimeve të akterëve, krejt kjo në funksion të trajtimit në mënyrë të drejtë dhe efikase te rasteve konkrete.