Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet Takimi i 205-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 2 nëntor 2021 – Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Jetish Maloku, ka mbajtur takimin e 205-të me radhë, i cili është mbajtur në përputhje me të gjitha masat mbrojtëse kundër pandemisë Covid-19.

Në fillim të takimit, anëtarët e KPK-së kanë miratuar dy akte nënligjore: Rregulloren për Transferimin dhe Avancimin e Prokurorëve dhe Plotësimndryshimin e Udhëzimit Administrativ nr. 01/2018 për Caktimin e Normës Orientuese për Prokurorët e Shtetit.

Më tej është miratuar Dokumenti i politikave të trajnimit për prokurorët dhe stafin administrativ të sistemit prokurorial dhe Plani i nevojave për trajnimin e prokurorëve dhe stafit administrativ. Këto dy dokumente do të dërgohen në Akademinë e Drejtësisë dhe do të jenë bazë për hartimin e programeve trajnuese për sistemin prokurorial për vitin 2022.

Takimi ka vazhduar me avancimin e një prokurori në Prokurorinë e Apelit, dy prokurorëve në Departamentin e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Gjilanit dhe një prokurori në Departamentin e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Gjakovës.

Po ashtu është miratuar pjesërisht Raporti për vlerësimin e performancës së tetë prokurorëve të shtetit.

Këshilli ka marrë vendim për rishpalljen e Konkursit të brendshëm për avancimin e një prokurori në Departamentin për të Mitur të Prokurorisë Themelore të Gjakovës.

Në fund të takimit, anëtarët e KPK-së kanë themeluar dy panele hetimore për trajtimin e dy rasteve disiplinore - një në Prokurorinë Themelore të Prishtinës dhe një në Prokurorinë Themelore të Ferizajt.