Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Deklaratë nga Këshilli Prokurorial dhe Prokurori i Shtetit

Prishtinë, 22 tetor 2021 - Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) është thellësisht i shqetësuar nga deklaratat e Zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, të bëra përmes një statusi në Facebook, ku i quan prokurorët kriminelë.

Deklaratat e Zëvendësministrit të Drejtësisë janë linçuese, tendencioze, paragjykuese dhe kanë për qëllim dëmtimin e sistemit prokurorial.

Nëse pushteti ekzekutiv nuk distancohet nga deklaratat e tilla do të ndërpritet çfarëdo komunikimi dhe bashkëpunimi ndërinstitucional. 

Ndërkaq, Prokurori i Shtetit siguron opinionin se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore lidhur me pretendimet e paraqitura sot në media dhe çfarëdo shkelje eventuale do të këtë reagime ligjore. 

Këshilli Prokurorial i Kosovës si organ i pavarur kushtetues nuk ka lejuar dhe nuk do të lejojë asnjë interferim nga askush për çfarëdo interesi personal, grupor apo politik të cenojë integritetin e sistemit prokurorial.