Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Diskutohen sfidat e ZMNV-ve

Prishtinë, 29 shtator 2021 – Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Valdrin Krasniqi, mbajti një takim online me menaxherin e Zyrës për Mbrojtjen dhe Ndihmë të Viktimave dhe mbikëqyrësit regjionalë të Zyrave për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave.

Në këtë takim u diskutuan sfidat dhe vështirësitë, me të cilat përballen mbrojtësit e viktimave dhe për përpjekjet e vazhdueshme për ngritjen e kapaciteteve të këtyre njësive për të realizuar siç duhet misionin, detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.

Në përfundim, u potencua se mbrojtësve të viktimave do t’u ofrohet ndihma e nevojshme institucionale për të përfaqësuar viktimat e dhunës në familje, trafikimit të qenieve njerëzore, abuzimeve, keqtrajtimeve të fëmijëve, dhunimet, vrasjet dhe viktima të tjera të krimit.