Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i Grupit punues për mbikëqyrjen e Njësitit për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike

Prishtinë, 29 shtator 2021 - Grupi punues për mbikëqyrjen e Njësitit për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike, i udhëhequr nga Zëvendëskryesuesi i KPK-së, Veton Shabani, ka mbajtur një takim pune, grup ky, i cili është funksional në bazë të Planit strategjik të sistemit prokurorial për periudhën 2019-2021.

Fillimisht, në këtë takim, kryesuesi Shabani, ka shprehur mirëseardhjen e tij për anëtarin më të ri të këtij grupi nga radhët e Prokurorisë së Apelit, Arben Ismajli.

Me këtë rast, sot, anëtarët e këtij grupi zhvilluan diskutime për hapat e mëtejmë, me qëllim të zbatimit të kërkesave të Këshillit Prokurorial dhe për angazhimet e tjera pas raportimit në Këshill për periudhën janar-qershor 2021.

Gjithashtu, ky grup punues ka përpiluar planin i vizitave të punës së tij, që do t’i bëjë gjatë këtij muaji nëpër prokuroritë themelore.